dy dekada me ju...

Gips IMOBILIA Dizajn u themelua para dy dekadave si ndërmarje me karakter të biznesit familjar e themeluar me një buxhet modest por me një deshirë të madhe për të ofruar diçka ndryshe dhe tejet cilësore në fushën e ndërtimtarisë.
Qe nga periudha e themelimit i përballuam sfidat dhe shënuam rritje dhe avancim të dukshëm të biznesit tonë duke i përcjellur dhe aplikuar tendencat më të reja dhe bashkëkohore të ndërtimtarisë.

Gips IMOBILIA Dizajn paraqet dy dekada pervojë, profesionalizëm , modernizim permanent dhe është lider në mesin e bizneseve në fushën e ndertimtarisë. Dëshmi për suksesin e arritur janë certifikatat dhe mirënjohjet e shumta të deleguara nga brendet te njohura europiane. Më qëllim të ofrimit të shërbimeve sipas standardeve më të larta dhe të kualitetit të vazhdueshëm, kompania znë posedon çertifikatën për kualitet dhe cilësi ISO 9001 – 2008 që dëshmon sigurinë, stabilitetitin dhe profesionalizmin e lartë në lëminë që veprojmë.

Sot, Gips IMOBILIA Dizajn është një ndër kompanitë e vendit që gëzon besueshmeri të lartë dhe njëkohësisht njihet si ekspert në realizimin e proekteve në fushën e ndërtimtarisë.
Disponon me një kapacitet të plotë të resurseve materijale dhe njerëzore për plotësimin e kërkesave të klientëve tanë në fushën e ndertimitarisë sidomos në dy segmentet kyçe : Enterier & eksterier
Në segmentin e resurseve materiale disponojmë me paisje të teknologjise moderne duke shfrytëzuar materijale te cilesive më të larta të prodhuara nga brende të njohura europiane të cilat i posedojnë cilesite më të larta të dëshmuara me çertifikata per kualitet dhe cilesi nga institucionet përkatese europiane.
Në sferën e resurseve njerëzore, kompania ynë disponon me kuadër tejet profesional në suaza të stafit udhëheqes si dhe me ekipe punonjëse me eksperiencë të late të pajisur me çetifikata adekuate nga instuticionet përkatese që dëshmojnë përgaditjen e tyre profesionale.

Parimi ynë themelor nga i cili derivojmë motivacionin është i inspiruar nga motoja: Let us complete your plan... (na lejoni që të kompletojmë planian tuaj...)